Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Florim Kryeziu, ka zhvilluar një takim me simpatizantë në fshatrat Peqan dhe Semetishtë të Suharekës.

Përmes një statusi në Facebook, Kryeziu ka thënë se vota për PDK-në është votë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rinisë e stabilitetit politik.

Ky është statusi i tij i plotë:

Në secilin takim që kemi, atmosfera e fitores është e madhe. Në Peqan e Semetishtë, u pritëm nga struktura e mbështetës të PDK-së. Vota për ne është votë për zhvillimin ekonomik, fuqizimin e rinisë e stabilitetit politik. Kandidati ynë është nga Theranda dhe vota për të, është nder për Peqanin e Therandën.

#PDK

#hoxhajkryeministër1

#florimkryeziu101

Share.