Në një tjetër realitet e dimë që shumicën prej darka e së premtes do ta gjente jashtë deri në orët e para të mëngjesit, por kur kujtojmë që në 22:00 mbaron magjia, shtëpia duket opsion më i mirë.
Gjithsesi, keni sërish shumë arsye për të festuar. Eshtë fundjavë dhe mund të kalohet këndshëm edhe brenda shtëpisë. Një gatim i lezetshëm, një gotë verë, pak muzikë ose një film i mirë dhe maksimumi ndonjë mik në shtëpi (me maskë).
Çfarë të gatuani? Nëse s’doni të lodheni shumë, por në të njëjtën kohë doni diçka të shijshme për të shoqëruar verën a alkoolin tuaj, zgjidhni fokacen.
Meqë sot do të qëndroni në shtëpi, kjo pjatë
Fokacia është një traditë italiane, që shqiptarët ndër vite e kanë huazuar me mjeshtëri.Mund të përgatitet në qindra mënyra, por filloni duke mësuar të paktë njërën prej tyre.
Përbërësit:
420 gr miell
60 ml vaj ulliri
2 lugë caji sheqer
2 ½ lugë caji maja buke të thatë
315 ml ujë të ngrohtë
2 lugë caji kripë
Vaj ulliri
Kripë
Rozmarinë e freskët
3-4 domate qershi
Një dorë ullinj të zinj
Rigon
Përgatitja;
Në një enë , shtoni ujin e ngrohtë (JO TË NXEHTË) , majanë e birrës dhe sheqerin. Përziejini dhe lëreni majanë të aktivizohet për disa minuta. Mund ta ndihmoni duke e vënë enën në një mjedis të ngrohtë.Kur ta shikoni se majaja është aktivizuar, shtoni miellin, vajin e ullirit dhe kripën dhe përziejeni me mikser ose me lugë druri derisa të formohet një brum jo shumë i fortë. (Nëse brumi nuk shkëputet nga tasi , atëherë mund të shtoni pak miell.)
Lyejeni enën ose një enë tjetër me vaj ulliri , vendosni brumin dhe mbulojeni me plastmas kuzhine dhe sipër me peshqir. Vendoseni në një mjedis të ngrohtë dhe lërëni të vijë për 50-60 minuta ose derisa të dyfishojë vëllimin.
Pasi brumi të ketë dyfishuar vëllimin , punojeni sërish dhe hapeni në një tavë të lyer me vaj ulliri ose të veshur me letër pjekjeje. Shpojeni me gishta brumin , duke bërë gropa të vogla , të cilat nuk e lejojnë brumin të fryhet shumë gjatë pjekjes. Mbulojeni me peshqir kuzhine dhe lëreni dhe 15 minuta. Gjatë kësaj kohe , ndizni furrën në temperaturën 200 gradë Celsius.
Spërkateni fokacen me vaj ulliri , kripë të trashë , gjysmës hidhini rozmarinë dhe gjysmës tjetër fetat e domates dhe ullinjtë e ndarë në dysh e rigon. Piqeni për 20 minuta. /TV Malisheva