Samir Ujkani i jep fund përvojës aspak të mirë me Rizesporin në Turqi. Porieri i përfaqësueses së Kosovës ka zgjidhur kontratën me klubin turk, për të nisur një epokë të re, ndoshta në futbollit italian.

31-vjeçari prej kohësh kishte shprehur pakënaqësinë për situatën që po kalonte te Rizespori, ku gjatë sezonit të kaluar ka luajtur vetë në një ndeshje të kampionatit (44 minuta si zëvendësues).

Palët ranë dakord që marrëveshja të ndërpritej para kohe, pasi Ujkani kërkonte më shumë hapësira. Qëndrimi thuajse gjatë gjithë kohës në stol ndikoi edhe në statusin e “gardanit” 31-vjeçar te “Dardanët”, ku portier i parë tashmë është Arijanet Muric.SS

Share.