Mbledhjen  e parë të  rregullt  të Kuvendit Komunal të Malishevës e udhëhoqi, kryesuesi Rrahim Morina,  i cili para këshilltarëve paraqiti rendin e ditës, ku me shumicë votash të këshilltarëve u tërhoq nga diskutimi, pika jashtë rendit të ditës për debat, njëherit edhe kërkesa e këshilltarit, Valon Krasniqi, që të hy në rend dite kërkesa, për t’u shqyrtuar si grupi, Lista Vjosa në të gjitha trupat e kuvendit nuk kaloi.

Punimet  kuvendi i filloi me miratimin e rendit të ditës pa ndryshime dhe gjatë debatit u shqyrtuan dhe u miratuan këto raporte dhe plane të  trupave të kuvendit.

 Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së -VIII- të vitit 2020,shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2021. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të punës të Komisionit Komunal të Aksionarëve për vitin 2021.Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të veprimit të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të luftës së UÇK-së, si dhe të Martirë të luftës për vitin 2021.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës të Komitetit për Barazi Gjinore për vitin 2020.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport për vitin 2020, si  dhe Shqyrtimi e miratimi i Raportit të punës të Kuvendit të  Komunës për vitin 2020.

Raporti i KK të Malishevës për vitin 2020  nga debatuesit u vlerësua se përmbushi objektivat  e prapara e ndër to ishte përballja me pandeminë covid 19, ku  me të gjitha kapacitet njerëzore  nga ekzekutivi dhe kuvendi  ishim në shërbim të qytetarëve, që së bashku ta kalojmë pandeminë covid 19 e cila edhe më tej është aktive, prandaj kërkojmë që të vazhdojmë ta mposhtim këtë pandemi e cila tash  edhe një muaj e hynë në vitin e dytë të prezencës së sajë./TV Malisheva

Image may contain: 2 people, people sitting and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and indoor

Share.