Ekonomia franceze u zhyt në një recesion të thellë vitin e kaluar derisa pandemia e koronavirusit uli dukshëm prodhimin e përgjithshëm të vendit me 8.3 për qind, treguan shifrat zyrtare të premten.
Shifrat ishin megjithatë pak më të mira sesa ulja prej 9 për qind e treguar fillimisht nga zyra e statistikave INSEE pasi Franca vuajti më pak në pjesën e fundit të viti nga një bllokim i dytë i pandemisë.
Ekonomia franceze u tkurr me një shifër relativisht modeste prej 1.3 për qind në tremujorin e fundit 2020.
Qeveria nga ana e saj kishte vlerësuar se ekonomia do të binte me 11 për qind këtë vit.
“Gjatë bllokimit të dytë nga virusi, humbja e aktivitetit ekonomik ishte shumë më modeste se ajo e raundit të parë në periudhën mars – maj 2020”, tha zyra e statistikave INSEE.
Por vetëm në periudhën e njëjtë krahasuar me vitin e kaluar Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) ishte 5 për qind më i ulët këtë vit.
Ekonomia franceze u rrit me 1.5 për qind në vitin 2019, duke e vendosur vendin ndër performuesit më të mirë në Evropë, por rënia e vitit të kaluar shënon rënien e saj ekonomike më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore./TV Malisheva