Ishte një nga ngjarjet kryesore që u diskutua në mesjavë.

Përplasja verbale mes Ibrahimovic dhe Lukaku në kuadër të çerekfinales së kupës së Italisë, mori vëmendjen e të gjitha mediave në Apenine.

Ndërkaq, nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe reagimi i federatës.

Shtëpia numër një e futbollit italian ka vendosur që të dy futbollistët të mungojnë për skuadrat resepktive për një ndeshje në kompeticionet e kupës.

Ky suspendim nuk vlen për garat tjera.

Kjo nënkupton se Lukaku do t’i mungojë Interit në duelin kundër Juventusit në gjysmëfinale, ndërsa Ibrahimovic në edicionin e ardhshëm, nëse do të jetë pjesë e Milanit./TV Malisheva

Share.