Duke pasur parasysh shfaqjen e rasteve të reja me variantin e ri dhe vlerësimin e situatës aktuale me COVID -19, IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se varianti i ri i COVID-19 është paraqitur edhe në Kosovë.
Zemaj tha se nga mostrat e dërguara në Berlin, tri prej tyre janë pozitivë me variantin e ri të Covid-19.
Në veçanti, bëjnë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
“Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Qytetarë të nderuar, Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË! DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!”, thuhet në apelin e IKSHPK-së./TV Malisheva