Një surprizë e re nga Tesla sjell një model të rinovuar me risi të shumta.

Model S ka dalë në treg për vite me radhë, dhe ka qenë forca e shitjeve të kompanisë së Musk për vite me rradhë. Tani po i nënshtrohet një ridizenjimi të rëndësishëm me fillimin e prodhimit në disa javë.

Është mjaft e qartë se i gjithë interesi shkon në drejtim të kabinës. Tableti i orientuar vertikalisht është një gjë e së kaluarës dhe është zëvendësuar nga një ekran 17 inç shumë i ngjashëm me atë në modelin më të vogël Model 3 dhe Model Y.

Rezolucioni është 2200 x 1300 px, ka përmirësuar kontrastin dhe ngjyrën.

Përkundër ekranit të stërmadh, në këtë veturë ekrani nuk është gjëja e parë që do të vini re.

Sipërfaqet jashtëzakonisht të thjeshta dhe të pastra janë pjesërisht prej druri, të cilat padyshim që amerikanët i duan shumë.

Është  po aq tërheqëse në sediljen e pasme. Pasagjerët e pasëm gjithashtu morën ekranin e tyre, si dhe sediljet e dizajnuara ergonomikisht.

Nga jashtë, Modeli S ka ndryshuar më pak.  Shumica e ndryshimeve janë të dukshme në pjesën e përparme, ndërsa anash vërejmë vetëm rima të reja.

Modeli i ri S në Amerikë fillon me 79,990 dollarë, ndërsa Plaid + do të jetë në dispozicion me një çmim prej 139,900 dollarë./TV Malisheva

Share.