Ushtrimi të cilin mund ta shihni në videon në vijim, mund t’ju duket i çuditshëm. Tekefundit, sa shpesh shihni në palestër një person të shtrirë në topin mjekësor
Sidoqoftë, provoni këtë ushtrim para se të hiqni dorë nga ai. Ky ushtrim mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës, thotë Kelly Starrett, krijues i MobilityWOD.com.
Vendosni një top mjekësor, futbolli apo hendbolli nën stomak dhe merrni frymë. Kështu do të ndikoni në indet e buta të muskujve të stomakut.
Kjo jo vetëm që çliron muskujt e tensionuar nga fundi i koshit të kraharorit deri në legen, por gjithashtu rregullon shtyllën kurrizore pas një ngritjeje të fuqishme.
Gjeni një vend që është i ngushtë dhe i dhimbshëm. Punoni në shtresat më të thella të indeve duke shtrënguar muskujt në top dhe më pas duke i relaksuar gjatë nxjerrjes së frymës.
Starrett sugjeron kryerjen e këtij ushtrimi për 5 deri në 10 minuta.
/TV Malisheva