Pas ndarjes, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti, Aleksandër Varfaj kanë ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Ato takohen dhe flasin shpesh për hir të vajzës së tyre, Viktorias.

Mëngjesin e sotëm, Rudina, Aleksi dhe Viki kanë dalë për shëtitje së bashku. Moderatorja ka ndarë në rrjete sociale disa foto, ku shkruan se buzëqeshja e Vikit është gjithçka për ta.

“Buzëqeshja e saj është gjithçka për ne”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Rudina ka treguar se ish-bashkëshorti ruan një raport të mirë dhe me partnerin e saj aktual, Mark Frrokun. /TV Malisheva

Share.