Ibrahim Afellay ka vendosur të varë këpucët.
Mesfushori holandez, ishte një talent që premtonte shumë – por asnjëherë nuk arriti të dëshmojë aftësitë e tij për shkak të shumë lëndimeve të pësuara. Ai ka vendosur të dalë në pension në moshën 34 vjeçare
Ai bëri debutimin e tij në PSV në vitin 2004 dhe më pas u transferua në Barcelonë, ku nuk ishte në gjendje të bënte hapin e madh në karrierë. Ai më pas luajti me Schalke, Olympiacos dhe Stoke Cty, para se të kthehej në klubin e Eindhoven.
Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në 26 Janar të vitit 2020 kundër Twente. Në karrierën e tij ai ka fituar disa trofe dhe gjithashtu ka veshur fanellën e kombëtares 53 herë.
Ai po kërkonte një mundësi të re, por nuk erdhi dhe kështu vendosi të pensionohet./TV Malisheva