Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar qytetarët të cilët kanë punuar në shtetin e Zvicrës se nga data 1 Shtator 2019, mund të fillojnë ti paraqesin kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve, në bazë të Marrëveshjes për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës, e nënshkruar vitin e kaluar.

Postimi i plotë i Ministrit Reçica:

Një lajm i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës!

Qytetarë të dashur, ju pensionistë të nderuar,

Nga 1 shtatori 2019, të gjithë ju që keni kontribuar në shtetin e Zvicrës mund të filloni ti paraqisni kërkesat për përfitim të pensioneve dhe beneficioneve në bazë të marrëveshjes për Sigurime Sociale mes dy shteteve tona.

Kjo marrëveshje, të cilën e nënshkruam vitin e kaluar hyn në fuqi nga 1 Shtatori, duke i dhënë mundësinë qytetarëve që të gëzojnë një të drejtë e cila u ishte mohuar për një kohë të gjatë.

Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë derdhur djersën dhe kontribuar për familjet e tyre për aq vite. Falënderoj shtetin e Zvicrës për gatishmërinë për ti dhënë zgjidhje çështjes së sigurimeve sociale mes dy shteteve tona.

Informatat rreth procedurave të aplikimit mund ti gjeni në linkun e më poshtëm.

Share.