Volkswagen vendosi të përfundojë prodhimin e Beetle në Brazil në vitin 1986.
Prodhuar në fabrikën Anchieta, kjo makinë ishte udhëheqës i shitjeve në shumë shtete, përfshirë edhe Brazilin.
Përveç kur i erdhi momenti kësaj makine të pensionohej, kjo fabrikë donte ti jepte një lamtumirë me një krijim të një versioni të veçantë të kufizuar dhe të numëruar për të festuar lamtumirën e saj.
“Ndonjëherë avancimi teknologjik i një kompanie nuk është në atë që bën ajo, por në atë që nuk bën”, tha VW në njoftimin dhe kjo ishte cilësuar si Seria e Artë.
Kjo makinë nuk është për shitje dhe vetëm 22 qarkullojnë sot – pjesa tjetër janë vjedhur ose të shkatërruara.
Më i lakmuari kishte vetëm 130 kilometra dhe u ble në vitin 2018 – në një shkëmbim të rrallë duarsh – nga koleksionisti Adriano Cerrão, i cili pretendon të ketë paguar 100,000 dollarë për modelin.
Tashmë kjo makinë vlerësohet të kushtojë deri në 150 mijë dollarë./TV Malisheva