Prof.Hamdi Berisha është njëri ndër intelektualet më të shquar që ka pasur ndonjëherë fshati Gurbardh. I lindur nga nje familje bujare dhe atdhetare, Hamdiu qysh si i ri ëndërr të përjetshme kishte arsimimin e tij mbi ideale te pastra atdhetare dhe liridashëse. Hamdiu lindi më 03.02. 1958 në fshatin Gurbardh. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe dallohet si nxënës i shkëlqyeshëm.
Ishte i pari djal i Gurbardhit, i cili vendosi të çrrënjos një herë e përgjithmon reliktet e të menduarit tradicional rreth edukimit dhe arsimimit të brezave. Ai në kushte të vështira do të vazhdoj shkollimin e vet, duke u bërë shembull edhe për shume breza të ri të fshatit Gurbardh të cilët braktisen konceptin e të jetuarit me punë bujqësore.
Ata sikur Hamdiu kuptuan se e vetmja rrugë për një zhvillim kolektiv është arsimimi mbi baza kombëtare dhe liridashëse. Ishte njëri ndër gjeneratat e para i cili filloi shkollimin në gjimnazin Ramiz Sadiku në Rahovec. Gjatë kësaj kohe Hamdiu dallohet si një nxënës i shkëlqyeshëm dhe brumoset me ideale të pastërta atdhetare dhe patriotike.
Ai në këtë kohë lexoi tërë literaturën e Rilindjes Kombëtare, e cila literaturë e përgatiti Hamdiun shumë mirë në apsketin kombëtarë. Pas mbarimit të Gjimnazit , Hamdiu regjistrohet si student në Fakultetin Filozofik në Prishtinë , Dega Gjuhë dhe letërsi Shqipe, të cilin e përfundoi në afat rekord. Pas kryerjes së Fakultetit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, do të bëhet profesor dhe mbi supet e veta do të bartë idealin e edukimit të brezave të rinjë. Paralelisht me punën e vet si transmetues i dijës tek brezat e ardhshem, ai njëkohësisht nuk e ndali së reshturi aktivitetin e tij politik dhe atdhetar për organizimin dhe emancipimin e vetëdijes së popullit për çlirim nga okupatori serb.
Fillimisht punën e tij si pedagog e fillon në gjimnazin “Ramiz Sadiku” në Rahovec, ndërsa pas vitit 1990 në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë. Gjatë punës së tij si profesor, Hamdiu tregon një performancë të jashtëzakonshme në transmetimin e dijes tek nxënësit e tij. Ai ishte shumë i afërt me koleget e vet dhe për hir të këtij respekti në vitin 1992 caktohet zëvendës-drejtor i shkollës së mesme. Me gjithë gjendjen e rëndë që mbizotëronte në atë kohë, Hamdiu jepte kurajo dhe moral të madh kolegëve dhe nxënësëve se një ditë Kosova do të çlirohet nga sunduesi serb.
Meqë ishte mjaft aktiv në jetën politike dhe publike Hamdiu vazhdimisht përcillej nga shërbimi sekret i Serbisë dhe policia serbe. Hamdiun do ta trondisnin pa masë ngjarjet e viteve 1980-81, pastaj 1989 si dhe helmimi i nxënësëve ne Malishevë në vitin 1990. Hamdiut do t’i shtohej edhe më shumë urrejtja ndaj armikut, i cili mendonte se vetëm me luftë dhe gjak mund të fitohej liria. Meqë ishte gjithmon halë në sy të armikut, Hamdiu në naten e marteses arrestohet nga policet serb dhe mbahet deri në mengjes nënarrest për posedim të literaturës shqipe.
Kurse me daljen në skenë të UÇK-së Hamdiu me shumë djem të Gurbardhit inkuadrohet në radhët e para të saj.
Më 1 maj të viti 1998, Hamdiu kyçet në njesitin “Çeliku”. Ndrësa më vonë caktohet komandant në pikën e Gurbardhit dhe thirrej me nofkën “Profesori”.
Në këtë mënyrë Hamdiu e la ditarin dhe e rroku pushkën si zgjidhje e vetme për çlirimin e atdheut. Gjatë kësaj kohe Hamdiu tregon një trimëri të rralë në shumë beteja që zhvilloi UÇK-ja, si në Bubavec, Balincë, Mleçan, Temeqinë dhe në Kramovik. Kurse trimëria e tij tregohet sidomos me rastin e Betejës së Rahovecit. Thirrjes për mbrojtjen e Rahovecit, Hamdiu iu përgjigj me shumë shokë të tij të Gurbardhit. Ishtë korriku i nxehtë i vitit 1998, kur në Rahovec forcat serbe të pajisur më artileri të rëndë bënte ç’mos për të rrethuar Rahovecin. Por, Hamdiu me shumë trima tjerë gjendej në vijën e parë të frontit. Pas disa ditëve Hamdiu plagoset rëndë, por prap nuk e lejon morali që ti lë shokët e tij në luftë. Me 19 Korrik pas një beteje një javore tek vreshtat e Rahovecit bie heroikisht në altarin e lirisë profesori dhe heroi i kombit Hamdi Berisha. Ai me nderime të larta ushtarake varroset tek Varret e Batares në fshatin Gurbardh ndërsa pas çlirimi të Kosovës rivarroset në Varrezat e dëshmorëve të Lirisë në Malishevë.
Hamdiu gjithmon do të mbetet një bir besnik i Gurbardhit puna dhe vepra e te cilit nuk do të harrohet kurrë brez pas brezi./TV Malisheva

Share.