Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e 61 në formë elektronike, me kërkesë të kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.
Në rend të ditës janë disa pika përfshirë shqyrtimi i Draftit të Raportit preliminar financiar për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2020; shqyrtimi i propozim-vendimit për aprovimin e ndryshimeve mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2021 për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projekte kapitale shumëvjeçare; shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë për emërimin e Bordit të Përkohshëm të KEK-ut etj.
Ky është njoftimi i plotë:
Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 17 paragraf 1. të Rregullores së Punës së Qeverisë, Qeveria do të mbaj mbledhje korresponduese\elektronike, (mbledhja e 61 e Qeverisë), me rendin e ditës si në vijim:
Shqyrtimi i Draftit të Raportit preliminar financiar për ekzekutimin e buxhetit dhe bilancin e fondeve për vitin 2020 (MF)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmëve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi (ZKM)
Shqyrtimi i Kërkesës së Komunës së Bujanocit për ndarjen e mjeteve financiare për sanimin e dëmëve nga vershimet (ZKM)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për emërimin e Komisionit Përzgjedhës për rekomandimin e kandidatëve për anëtar në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (ZKM)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e ndryshimeve në Tabelat 3.1, 3.2, 4.1 dhe 4.2 të Ligjit Nr. 07/L-041 Mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, për përmbushjen e obligimeve të pakryera financiare nga viti paraprak për projekte kapitale shumëvjeçare në bazë të paragrafit 2 të nenit 9 të këtij Ligji (MF)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në nën-programin Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, me kod 40100, në kategorinë e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere” (MBPZhR)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 03/33, të datës 28 shtator 2020, për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) në sektorin e bujqësisë, konkretisht Masës 4A – dyfishimit i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte vetëm për vitin 2020 (MBPZHR)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 06/58, të datës 14.01.2021 (MBPZHR)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/37 të datës 24.10.2020 për emërimin e Bordit të Përkohshëm të N. P. “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. (MEA)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për autorizimin e Klinikës së Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjes Sociale dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera që ndërlidhen me çështjen e protezave për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së (ZKM)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme, e cila preket nga Restaurimi dhe Konservimi i Objektit ‘’Shtabi i UÇK-së në Kosterc’’, Komuna Skenderaj (MEA)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembdhjetë vjetorit të shpalljës së Pavarësisë (ZKM)
Të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet të japin pëlqim ose koment në mënyrë elektronike përmes e-mailit.
Afati i caktuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës për votim është 4 orë nga marrja e njoftimit. Pas kalimit të këtij afati, nëse nuk ka kundërshtim konsiderohet se Propozim-vendimi është aprovuar dhe do të procedohet për nënshkrim të Kryeministri, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë. /TV Malisheva