Sergi Roberto është detyruar të largohet nga ndeshja çerekfinale e Copa del Rey kundër Granada pas shqetësimit në kofshën e tij të djathtë.

Mbrojtësi u zëvendësua menjëherë nga Koeman në minutën e 56-të.

Roberto sapo ishte rikthyer nga lëndimi, që e mbajti atë për dy muaj jahtë fushave të blerta, ndërsa shtoi shqetësimet për trajnerin, pasi konfirmoi edhe një dëmtim të radhës, i cili ende nuk dihet nëse është serioz.

Sa i përket ndeshjes, Barcelona fitoi takimin ndaj Grandas në vazhdime me rezultatin 3-5.  /TV Malisheva

Share.