Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, 31-vjeç, është paditur nga parku Evermore për shkak të emrit të albumit të saj me të njëjtin emër – “Evermore”.
Swift publikoi albumin në dhjetor. Ishte albumi i saj i dytë në vitin 2020 dhe ishte dy herë në krye të top-listave të billbordit, shkruan CNN.
Parku Evermore ndodhet rreth gjysmë ore në jug të Salt Lake City dhe bazohet në temën e një fshati imagjinar evropian.
Parku pretendon se të drejtat e tyre janë shkelur pasi bëhet fjalë për brendin e tyre tregtar, si dhe ka çuar në konfuzion nëse parku dhe albumi janë të ndërlidhur.
Ata gjithashtu pretendojnë se kjo ndikoi në kërkimet në faqen e tyre të interneti pasi albumi u publikua.
Sipas procesit gjyqësor, pronarët e parkut po pretendojnë emrin dhe tani po kërkojnë 2 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në proces gjyqësor thuhet gjithashtu se parku dhe kryeshefi ekzekutiv Ken Bretschneider investuan rreth 37 milionë dollarë në krijimin dhe promovimin e Parkut Evermore dhe markës tregtare Evermore.
Ata gjithashtu deklarojnë se albumi dëmtoi biznesin dhe reputacionin e parkut.
Ekipi i avokatëve të këngëtares popullore u përgjigj se procesi gjyqësor nuk ka asnjë bazë, se nuk është serioz dhe se, në kundërshtim me pretendimet e parkut, albumi “Evermore” krijoi mundësi shtesë të marketingut për këtë park temë. Dhe parku, sipas deklaratës së tyre, është në telashe financiare.