Interi ka mposhtur Fiorentinën me rezultat të pastër 0-2 në kuadër të xhiros së 21 në Serie A.
Me këtë trepikësh, zikaltërit pozicionohen në krye të renditjes tabelare, por të paktën përkohësisht deri të dielën, kur Milani luan ndaj Crotones.
Pas ndeshjes, njëri prej golashënuesve, Ivan Perisic, foli për mediat italiane, duke thënë se fakti që janë të parët është i mirëseardhur dhe se momentalisht vetëm ajo ka rëndësi.
“Unë mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Ne kishim shumë mundësi të shënonim, mund ta mbyllnim më herët ndeshjen, por morëm tre pikë të rëndësishme.
Ne jemi të parët, kjo është ajo që vlen. Tani, ne shkojmë në Torino për të fituar”, tha ndër të tjera Perisic. /TV Malisheva