Kapiteni Sergio Ramos pritet ta mbyllë sezonin 2020/2021, për shkak të një operimi në gju.
Siç shkruan gazeta e njohur spanjolle, “COPE”, burim goxha i besueshëm, 34 vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit detyrimisht, pasi shkalla e lëndimit ka tejkaluar sinjalet e para.
Lëndimi i tij fillimisht nuk dukej aq serioz, por që nga humbja me Levanten, ai nuk ka arritur të rikuperohet, respektivisht nuk k aregjistruar asnjë paraqitje.
Gjithsesi, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga klubi galaktik, ndërsa kjo pritet të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme. /TV Malisheva