Sipas marrëveshjes mes partive politike Grupi Parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate sot i dorëzoi nënshkrimet e deputetëve për mbajtjen e seancës të caktuar për 22 gusht 2019.

Sekretari i Nisma’s, Bilall Sherifi ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se në këtë seancë të fundit deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-s që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja si dhe për shpërndarjen e legjislaturës së VI.

“Shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme, me bindje të plotë se në legjislaturën e VII, NISMA Socialdemokrate do të jetë e përfaqësuar me 10+deputet”, ka thënë Sherifi.

Share.