Kanë përfunduar më në fund edhe penalltitë në duelin Llapi – Ballkani, me ç’rast edhe përcaktuan skuadrën fituese.
Llapi është kualifikuar në çerekfinale pasi në ekzekutimin e 11-metërshave ishte më i suksesshëm se skuadra portokalli.
Te mysafirët dështuan Mevlan Zeka e Visar Berisha, ndërsa tek vendasit dështoi Engjëll Hoti.
Kujtojmë se skuadrat tjera që e siguruan kualifikimin sot janë Prishtina e Drenica, që fituan ndaj Dritës, respektivisht Ulpianës. /TV Malisheva