Juventusi dhe Interi luajtën baras pa gola për t’ia siguruar “Zonjës së Vjetër” kalimin në finale të “Coppa Italia”.

Ndërkaq, ajo që nuk u vërejt ishte përplasja verbale mes trajnerit zikaltër, Antonio Conte dhe pronarit të Juves, Andrea Agnellit.

Siç thuhet nga mediat italiane, presidenti u dëgjua duke thënë: ‘Ik *irdhu, mbylle gojën budalla’, drejtuar Contes.

Në anën tjetër, ish-tekniku i përfaqësueses italiane, tha se krerët e klubit duhet të kenë me tepër respekt me ata që dikur punonin.

“Mendoj se Juventusi duhet të tregojë më shumë respekt. Ata duhet të jenë më të mirë me ata që punojnë”, ishin fjalët e Contes pas ndeshjes.

 

 

/TV Malisheva

Share.