Të jesh fytyrë publike, pa dyshim që je në qendër të vëmendjes. Këtë fat e gëzojnë edhe politikanët tanë.
Fillojmë nga kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i cili është bashkëshorti i profesoreshës universitare Remzie Shahini-Hoxhaj.
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, është i martuar me Servete Ukaj Hoti e cila punon në Këshllin Gjyqësor të Kosovës. Ata kanë dy djem.
![](https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2021/02/auto_auto_hoti14949409631587650069.jpg)
Fatmir Limaj është kandidati për kryeministër nga partia e Nismas, i cili është i martuar me Arlinda Balaj Limaj. Sa i përket profesionit, nuk është se është deklaruar që punon ka ndonjë profesion.
Kujtojmë që nga martesa e parë ai ka tri vajza dhe një djalë dhe ka një vajzë me gruan e tij të dytë.
Albin Kurti është i martuar me norvegjezen Rita Knudsen Augestad.
Sa i përket profesionit Rita Augestad Knudsen është një studiuese e lartë në NUPI dhe pjesë e Grupit Kërkimor për Siguri dhe Mbrojtje, ajo punon veçanërisht kundër-terrorizmit dhe anti-radikalizimit. Ajo është drejtoreshë menaxhuese e ‘’Consortium for Research on Terrorism and International Crime’’, dhe e lidhur me C-REX (Qendra për Kërkime mbi Ekstremizmin në Universitetin e Oslo).