Një cigare përmban nikotinë dhe përbërje të tjera të ndryshme të cilat kur digjen lëshojnë më shumë se 40 kimikate të rrezikshmëe që mund të shkaktojnë kancer.

Tymi i cigares gjithashtu përmban monoksid karboni, oksid azoti dhe sasi të vogla të grimcave radioaktive që shkaktojnë kancer. Ndonëse mund të duket e vështirë, në fakt ka disa ushqime që do t’ju vijnë në ndihmë të hiqni dorë nga duhani.

Xhenxhefili

Xhenxhefili ka veti anti-inflamatore që ndihmon në largimin e toksinave nga trakti respirator. Përmban shumë vitmanina dhe minerale si kalium, magnez, betakkarotinë dhe zink. Disa ekstrakte xhenxhefili janë gjithashtu të njohura për të shkatërruar qelizat e kancerit të mushkërive.

Shafrani i Indisë

I njohur gjithashtu si ‘erëza e artë”, shafrani i Indisë ndihmon në pastrimin e mushkërive falë vetive anti-inflamatore.

Mollë

Jo më kot ekziston shprehja: “Një mollë në ditë mban mjekun larg”. Përmban një larmi të gjerë të flavonoideve, vitaminave dhe antioksidantëve, veçanërisht vitaminën C, e cila lufton sëmundjet e mushkërive.

Hudhër

Hudhra përmban alicinë që vepron si një agjent i fuqishëm antibiotik dhe ndihmon për të kapërcyer infeksionet e frymëmarrjes që bllokojnë mushkëritë. Hudhra ul inflamacionin, përmirëson astmën dhe zvogëlon rrezikun e kancerit të mushkërive.

Çaj i gjelbër

Çaji jeshil përmban antioksidantë të fuqishëm për përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, duke mbrojtur nga kanceret. Bimët në çajin jeshil janë antimikrobike që ndihmojnë në lirimin e mukusit nga brendësia e mushkërive.

Frutat dhe perimet

Fruta (portokalli, limoni, shega) dhe perimet (karrota, selino, kastraveci, kungull i njomë, patëllxhan)

Pirja e duhanit parandalon përthithjen e lëndëve ushqyese të rëndësishme si mineral kalciumi dhe vitamina C dhe D. Studimet sugjerojnë që konsumimi i shumë frutave dhe perimeve ul nevojën për të pirë duhan.

Qumështi dhe produktet e qumështit

Në studime, shumica e duhanpirësve raportuan se pirja e qumështit bënte që cigaret të kishin një shije të hidhur. Prandaj, konsumimi i qumështit mund të jetë një ndihmë për të qëndruar larg cigareve.

Kokoshka

Konsumimi i kokoshkave jo vetëm që ju mban të zënë, por gjithashtu zvogëlon dëshirën për të pirë duhan. /TV Malisheva

Share.