Bukuroshja e njohur shqiptare, Angela Martini, prej vitesh është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton përtej oqeanit me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, me të cilin u kurorëzoi dashurinë me martesë në vitin 2017.
Është përfolur kohë më parë se burri i modeles shqiptare, miliarderi rumun Dragos Savulesvu ka përfunduar në prangat e policisë.
Sipas mediave rumune në atë kohë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kjo ishte arsyeja se pse nuk shfaqej krah modeles në rrjetet sociale.
Mirëpo për të shuar dilemat e fansave të saj, Angela Martini ka folur për herë të parë rreth kësaj teme në një përgjigje në InstaStory.
Ajo u dha mundësinë ndjekësve të saj që t’i parashtronin një pyetje me dilemë, së cilës ajo do t’i përgjigjej me “e vërtetë ose e pavërtetë”.
“E vërtetë apo e pavërtetë që ke pasur burrin në burg”, pyeti një ndjekës, së cilës Angela iu përgjigj kategorikisht me “E pa vërtetë”.
Kjo ka qenë ndër herët e rralla kur modelja është deklaruar rreth kësaj teme, teksa në përgjigjet pasuese ka mohuar të jetë shtatzënë dhe gjithashtu ka pohuar se fëmijës së saj në të ardhmen do t’i mësojë në shqip. /TV Malisheva