Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melburni do të bëjë mbylljen e tretë për të ndaluar përhapjen e variantit britanik të koronavirusit.

Zyrtarët australianë kanë bërë të ditur për 13 raste me këtë variant të ardhur nga një punëtor i karantinuar i cili ishte infektuar në një hotel në Melburn, shkruan BBC.

Mbyllja e tretë do të nis sot në mesnatë dhe do të përfundoj të mërkurën e ardhshme.

Pavarësisht kësaj, Qeveria ka njoftuar se turneu i tenisit “Australian Open” do të vazhdojë të zhvillohet në Melbur.

Shikuesit nuk do të mund ta përcjellin këtë ngjarje sportive që do të zhvillohet të shtunën i cili deri më tani ka lejuar deri në 30 mijë vizitorë në ditë. Tiketat do të rimbursohen, ka thënë drejtori i tuerneut Craig Tiley. /TV Malisheva

Share.