Ballkani ka prezantuar goditjen e këtij afati kalimtar.
Tashmë, në këtë skuadër është prezantuar mesfushori, Rroni Gashi.
Ky i fundit, dje ishte ndarë me skuadrën e Teutës së Durrësit në Shqipëri, ku qëndroi për një vit e gjysmë, madje luajti edhe në Ligën e Evropës.
Gashi, për faqen zyrtare të Ballkanit u shpreh, “Ku ka më mirë se në vendlindje”.
Ballkani, edicionin e fundit e mbylli si kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës