Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet që kanë filluar nga ora 13:00 në Superligë.
Në Gjilan, Drita dhe Llapi po luajnë me rezultat të barabartë 0 me 0, kurse në Prishtinë kryeqytetasit po luajnë 1 me 1 me Drenicën.
Ishte Alban Shillova i cili realizoi golin e vetëm në pjesën e parë për Prishtinën, kurse Santos barazoi për Drenicën.
Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli është përjashtuar nga ndeshja.
Ishte gjyqtari Tefik Maloku që i dha dy kartona të verdhë e më pas edhe të kuqin, trajnerit Devolli.
Arsyeja e përjashtimit të Devollit ishte protesta e madhe që trajneri në fjalë bëri ndaj një vendimi të gjyqtarit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
Pjesa e parë: Drita 0 – 0 Llapi
Pjesa e parë: Prishtina 1 – 1 Drenica
/TV Malisheva