Sot festohet Shën Valentini, apo si njihet ndryshe edhe Dita e të Dashuruarve.
Të gjithë të dashuruarit festojnë, shkëmbejnë dhurata, por kanë edhe dedikime e porosi në këtë ditë.
Ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ajo përmes një postimi në Instagram ka uruar të gjithë të dashuruarit dhe ka një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.
“Urime Shën Valentini për të gjithë të dashuruarit e mi në këtë ditë. Shpresoj që zemrat e juaja të jenë të mbushura me dashuri dhe mos harroni se të duash vetën është po aq e rëndësishme sa dikush tjetër që të do ty”, ka shkruar Rita.
Urimit i ka bashkangjitur edhe fotografi të saj, ku duket shumë e bukur dhe me detaje festive. Bukuroshja po qëndron në Australi, ku po qëndron e izoluar për shkak të situatës pandemike. /TV Malisheva