Malishevë, 14 shkurt
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 2 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi i rregullt i Komunës së Malishevës me IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:
Nga sot 11 muaj më parë kur është regjistruar rasti i parë, e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 787 raste, prej tyre 694 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 47 persona.
/TV Malisheva

Share.