Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote ditën e sotme (e diel) i drejtohen kutive të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00, në mënyrë që të zgjedhin 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës, për legjislaturën e tetë.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në garë zgjedhorë janë 21 parti politike, dy koalicione dhe pesë iniciativa qytetare.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.
Krahas qytetarëve, votimin tashmë e kanë përfunduar edhe shumë prej figurave të njohura publike nga fusha e politikës, së bashku me bashkëshortet e tyre.