Një studim i ri mbi fëmijët në Gjermani sugjeron që stresi dhe varfëria e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit kanë pasoja në shëndetin e tyre mendor, veçanërisht midis atyre nga familje të varfra, thonë studiuesit.

Një studim nga Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-Ependorf zbuloi se çdo fëmijë i tretë në Gjermani vuan nga ankthi, depresioni i lidhur me pandeminë ose tregon simptoma psikosomatike si dhimbje koke ose dhimbje barku, raporton AP.

Sipas studimit, fëmijët dhe adoleshentët nga familje më të varfra dhe ata me rrënjë migruese preken në mënyrë disproporcionale.

“Fëmijët që ishin mirë para pandemisë dhe ndihen të mbrojtur dhe rehat në familjet e tyre do të bëjnë mirë përmes kësaj pandemie,” tha Ulrike Ravens-Cyberer, drejtoreshë e klinikës psikiatrike të fëmijëve në spitalin universitar.

Ajo gjithashtu vëren se zgjidhjet më të mira ishin të nevojshme për të mbështetur dhe forcuar shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve nga familjet në rrezik.

Studiuesit ekzaminuan më shumë se 1.000 fëmijë mes moshës shtatë dhe 17-vjeç dhe më shumë se 1.500 prindër nga mesi i dhjetorit deri në mes të janarit.

Share.