Babai i rep-artistes së njohur Nicki Minaj, Robert Maraj ka ndërruar jetë.

Policia në New York ka konfirmuar vdekjen e 64 vjeçarit, ndërsa raportohet se është qëlluar të panjohur, teksa të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Daily Mail.

Robert Maraj ishte duke marrë rrugë në Mineola, derisa ishte gjetur në makinë rreth orës gjashtë të së premtes.

Ndërkohë, të dyshuarit edhe nuk janë identifikuar, pasi menjëherë ishin larguar pasi kishin kryer krimin.

Sipas TMZ, policia menjëherë i është vënë punës, për të ndjekur personat që kishin vrarë Maraj.

Ndërkohë, Robert pasi u qëllua është dërguar në spital, teksa çaste më pas ndërroi jetë. /TV Malisheva

Share.