Çun Lajçi uron në mënyrën më të mirë të mundshme Ditën e Pavarësisë.
Aktori i njohur Çun Lajçi ditën e nisi me këngë, për të uruar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai mori lahutën në duar dhe filloi të interpretonte këngën e Oso Kukës, me të cilën edhe uroi gjithë shqiptarët për këtë datë.
“Gëzuar 17 Shkurtin Kosovë kreshnike, me këngën e Oso Kukës”, thotë ndër të tjera Lajçi, i cili më pastaj vazhdoi këngën. /TV Malisheva