Feronikeli dhe Milan do të luajnë ndeshje miqësore nesër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Milan në Prishtinë do të sjell edhe përforcimin e fundit brazilianin Duarte.
“Rossoneri” do të zbarkojnë në vendin tonë për t’u përballur me kampionin e Kosovës, ndërsa mediat italiane shkruajnë se gjiganti italian me vete në vendin tonë pritet ta marrë edhe përforcimin e fundit, mbrojtësin brazilian Leo Duarte, i cili sot ka mbërri në Itali nga vendi i tij.
Milani do të jetë klubi më i madh evropian që zbarkon në Kosovë.
Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe klubit të madh italian do të fillojë në orën 20:45.
Ja formacioni i lojtarëve të Milan qe vijnë në Kosovë:
Portierë: G.Donnarumma, A.Donnarumma, Soncin
Mbrojtës: Calabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Mussacchio, Rodriguez, Romagnoli, Strinic
Mesfushorë: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Çalhanoglu, Krunic, Paqueta, Maldini
Sulmues: Andre Silva, Castillejo, Leao, Piatek, Suso.