Një operacion i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt, është duke u zhvilluar momentalisht në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Express, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“Operacioni po zhvillohet pasi po dyshohet se njësia e planifikimit hapësinor ka dhënë leje për ndërtimin e disa vilave në zonën e Brezovicës. Për më shumë dilet me komunikatë”, ka thënë kryeprokurori i Ferizajt.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Rajonit të Ferizajt.

“Operacioni po zhvillohet nga drejtoria e krimeve të rënda në Prishtinë, ne jemi duke asistuar. Në bashkëpunim me inspektorët e Ministrisë së Ambientit po kryejnë operacion. Operacioni po vazhdon ende”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizaj, Mehmetali Hajdini.

“Për ndotje dhe degradim të ambientit në Brezovicë”, shtoi ai.
 

Share.