Fërgimi i mishit të bluar mund të zgjatë, sepse zakonisht liron mjaft ujë, ndërsa me fërgim të gjatë mishi i viçit bëhet i fortë

Për të shmangur këtë gjë, amvisat me përvojë përdorin trukun e njohur me sodë bikarbonati.

Në gjysmë kilogrami mish nevojitet të qitni një të tretën e një luge të vogël sodë bikarbonati dhe duhet ta përzieni, pastaj ta lini të qëndrojë rreth 15 minuta.

Pastaj fërgojeni pak në tigan në temperaturë mesatare. Herë pas here përzieni dhe për një kohë të shkurtër do të shihni që mishi fërgohet pa lëng të tepërt.

Truku qëndron në reagimin e thjeshtë kimik – soda e bikarbonatit ngre vlerën pH të mishit dhe kështu pengon lidhjen e tepërt të proteinave në mish.

Pra, në saje të kësaj nuk e shtrydh ujin e tepërt. Prandaj, edhe mishi mbetet i butë, ndërsa merr ngjyrë të kafenjtë.

Të njëjtën gjë mund ta aplikoni edhe në mishin e prerë në copa, si për gullash, për shembull. Llogaritni që mishi i copëtuar ka nevojë për pak më shumë sodë buke – rreth 1 lugë çaji për gjysmë kilogrami. Nuk është keq që së pari të përzieni sodën në ujë me lugë çaji, sepse kështu më të lehtë shpërndahet në mish.

Prisni pesëmbëdhjetë minuta dhe pastaj gatuajeni mishin sipas recetës. Mos e zgjatni këtë kohë, sepse veprimi më i gjatë i sodës së bukës nuk do të rrisë efektin e saj. /TV Malisheva

Share.