Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në fshatrat dhe vendbanimet e Komunës së Malishevës, dje dhe sot janë asfaltuar edhe 2.5 kilometra rrugë në katër vendbanime, përkatësisht në Kërvasari, Banjë, Balincë dhe Carrallukë, të gjitha këto që lidhin lagjet e këtyre fshatrave. Asfaltimin e rrugëve, sot e kanë inspektuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

Kryetari Begaj dhe nënkryetari Berisha, janë ndarë të kënaqur me përfundimin e rrugëve në lagjet e katër fshatrave, ndërsa i kanë banorët e këtyre lagjeve për asfaltimin e rrugëve.

“Ne jemi duke realizuar planifikimet tona për këtë vit, ndërsa edhe realizimi i këtyre projekteve të rrugëve, është bërë sipas dinamikës së paraparë, e po ashtu edhe puna është kryer sipas planifikimit ,dhe ne sigurisht që jemi të kënaqur dhe bashkë me banorët i gëzohemi realizimit të këtyre projekteve, të cilat janë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj.

Në Carrallukë janë asfaltuar 600 metra rrugë, në Kërvasari 350, në Balincë 40 metra, ndërsa në Banjë ka përfunduar rruga e filluar më herët, në gjatësi prej 1150 metrave.

Share.