Real Madridi i ka dhënë numrin 7 yllit të ri të skuadrës Eden Hazard.
Hazardi do të bartë fanellën e famshme që e kanë bartur në të kaluarën legjendat si Raul e Cristiano Ronaldo.
Sezonin e shkuar, numri i takoi Marianos, por tani në vend të tij është ylli belg i transferuar nga Chelsea këtë verë.
Hazard kur ishte transferuar te Reali kishte thënë se ka kërkuar numrin 10, por me shaka kishte bërë të ditur se nuk i ishte lejuar nga Luka Modric.