Padyshim se është shtylla, inteligjenca dhe dirigjenti i kombëtares së Kosovës.

Fjala është për Hekuran Kryeziun, futbollistin e Zyrichut, i cili tash e një kohë është i lënduar, shkruan GazetaBlic.Një ndeshje në kampionatin helvetik doli të jetë fatal për të, për t’i munguar Kosovës në ndeshjet e muajit Qershor, dhe jo vetëm.

Edhe pse pritet ta ketë të vështirë rikuperimin për ndeshjen e parë të muajit Shtator ndaj Çekisë, Kryeziu ka filluar vrapimet dhe njëkohësisht fazën e rehabilitimit.

Ai ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare të rrjetit social “Instagram” për të treguar se tashmë ka gjetur forcën e mjaftueshme për t’i filluar vrapimet.

Ky lajm padyshim se i ka gëzuar tifozët e Kosovës, pasi më herët raportohej se mesfushori fantastik mund t’i mungojë Kosovës deri në nëntë muaj, por tani flitet se ai mund të kthehet para kohe.

Shpresojmë që t’ia arrijë qëllimit para duelit të Tetorit kundër Çekisë në Pragë, pasi ta keshë atë në skuadër do të thotë shumë për një trajner.

Share.