Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar nga mediat rozë.
Pas ndarjes së tyre që bëri boom, ata u ribashkuan ku tani po gjinden në Dubai duke shijuar pushimet me bashkë me vajzën e tyre Hanën.
Dyshja kanë filluar të zgjojnë kureshtje nga audienca, për një shtatzëni të mundshme të reperes, e kjo falë postimeve të saj në rrjetet sociale.
Një fotografi e saj, e cila ka publikuar shihet në një restorant bashkë me vajzën Hanën dhe shohim se e mbulon barkun me këmbën e saj dhe në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Nënë e lumtur” në gjuhën angleze.
Ndërsa edhe një foto tjetër që reperja ka publikuar na bën të dyshojmë. E veshur me një bluzë të gjerë me ngjyrë të zezë, Loredana ka vendosur dorën e saj në bark.
Kemi edhe imazhe tjera që ka publikuar ditën e djeshme veshur me bluzën e reperit Mozzik me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë. Loredana ka shkruar në këtë postim: “Përshëndetje babyblue”, teksa mund të aludohet se i referohet dëshirës së saj që shtatzënia e dytë të jetë djalë pasi ngjyra e kaltër sipas stereotipave simbolizon fëmijën djalë. Po ashtu, Loredana mbishkrimit i ka venë edhe një shishe të fëmijëve.
Se sa janë të vërteta këto aludime, duhet të presim deri në ndonjë konfirmim të vet çiftit. /TV Malisheva