Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka bërë me dije se më nuk do ti ndalë mbrëmjet muzikore ashtu si nuk u ndalen fushtata politike.
Përmes një video në Instagram, ai u shpreh se në të gjitha lokalet në Ferizaj dhe në gjithë Kosovën do të ketë atmosferë festive.
Tutje, Labi shton se kush do të infektohet me virus të qëndroi në shtëpi i izoluar, pa punë nuk shkon duhet me sakrifiku sipas këngëtarit sepse duhet dërguar fëmijët në shkolla duhet për t’i ndihmuar edhe shumë familje që kanë mbetur pa punë.
“Nga java tjetër nëpër lokalet e Ferizajt dhe në krejt lokalet e Kosovës. Tani fushata ka mbaruar rastet janë rritur si pasojë e fushatës! Ani nuk ka dert, tani edhe ne duam të helmohemi, nuk ka dert që fushatat i shtuan rastet”, shkruan ndër të tjera Labi. /TV Malisheva