Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Kështu është konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Pizren në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 800 persona, prej tyre janë shëruar 718, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 36 persona. /TV Malisheva

Share.