Zëvendësministri nga radhët e NISMA, Çerkin Dukolli ka theksuar se partia ku ndodhet ai po shkon fuqishëm drejt zgjedhjeve.

Ai beson se në legjislaturën e ardhshme do të fitojë mbi dhjetë (10) mandate.

Ja postimi:

Nisma Socialdemokrate shkon, drejt zgjedhjeve të parakohshme fuqishëm e me besim të plotë se në legjislaturën e ardhshme do të fitojë mbi dhjetë (10) mandate.
Garantues të këtij suksesi, janë besimi dhe rreshtimi i vazhdueshëm i qytetarëve anëkënd vendit rreth lidershipit dhe programit politik të Nismës Socialdemokrate

#nejemigati+10
ÇD

Share.