Malishevë, 23 shkurt
Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Kështu është konfirmuar nga ana e Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent të Komunës së Malishevës.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 800 raste, prej tyre 723 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 31 raste. /TVMalisheva

Share.