Këngëtarja e njohur shqiptare, Zaimina Vasjari, gjithmonë shkëlqen me paraqitjet e saj.
Për vite me radhë sa ka qëndruar në skenën muzikore, ajo është munduar të kurojë secilin detaj në dukje.
Të tilla imazhe të shkrepura nga ana e saj janë parë në rrjete sociale, ndërsa fansat gjithmonë shfaqin mbështetje ndaj saj.
Foto: Instagram
Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka publikuar një fotografi, ndërsa ka vënë në fokus tiparet e bujshme trupore.
Fustani i ngushtë me ngjyrë rozë i rrinte për mrekulli, ndërsa edhe flokët e makijazhin i pati tejet profesionale.
Foto: Instagram
Pozat nga artistja gjithmonë komentohen për të mira, teksa vihet në pah edhe bukuria.
Para gjashtë muajsh ajo solli në treg këngën “Vetes”, që u pëlqye nga adhuruesit e muzikës së saj. /TV Malisheva