Pas drekës, është normale që t’ju vijë për një sy gjumë, por kjo është më e theksuar tek fëmijët, përpara fazës së adoleshencës.

Ekspertët këshillojnë t’i lini fëmijët të flenë gjatë ditës, pasi dremitja konsiderohet si shumë e rëndësishme për këtë fazë.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Delaware, nëse fëmijët flenë pasdite rreth orës 16, për 30-60 minuta, atëherë ata do të jenë më të vëmendshëm dhe kujtesa e tyre do të përmirësohet shumë. Studimi gjithashtu zbuloi se fëmijët që flenë ditën janë të prirur të kenë gjumë më të rehatshëm gjatë natës.

Studime të tjera kanë provuar se mungesa e gjumit shkakton efekte negative tek të gjithë, por kryesisht tek fëmijët si depresion, ankth, vetëbesim të ulët dhe luhatje humori.

Problemet e gjumit në fëmijëri, në raste ekstreme, janë të lidhura dhe me mendime për vetëvrasje në adoleshencë, kështu që është me të vërtetë e rëndësishme t’i inkurajoni fëmijët të flenë. /TV Malisheva

Share.