Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell thotë që Kosova nuk duhet të merret me çështje patriotike por në zgjidhjen e probleme të mirëqenies së qytetarëve.

Duke theksuar se dialogu Kosova-Serbi duhet të vazhdojë, ai thotë që Kosova duhet të caktojë vizionin e saj, dhe të tregojë çka kërkon prej negociatave me Serbinë.

Si gjithmonë, O’Connell porositë qytetarët që të dinë se vota e tyre është e vlefshme.

Ai po ashtu ka thënë se “ka pasur politikanë kriminelë, të korruptuar këtu, por rasti i Xhabir Zharkut na tregon që ligjërisht ka ikur nga Kosova dhe është kthyer në Kosova, pa asnjë problem. Po të isha unë do të më vinte turp. Duke ikur nga drejtësia e duke pretenduar një rrugë politike”.

Share.