Humbja e kilogramëve të tepërt mund të jetë një armë e fuqishme kundër kancerit të gjirit, sugjerojnë studime të reja.

“Rezultatet tona sugjerojnë që edhe humbja e peshës modeste është e lidhur me një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit për gratë mbi moshën 50-vjeç. Këto gjetje mund të jenë një motivues i fortë për dy të tretat e grave në SHBA që kanë mbipeshë për të humbur peshë. Edhe nëse fitoni peshë pas moshës 50-vjeç, nuk është vonë për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit,” tha autorja e studimit Lauren Terras.

Studiuesit besojnë se gratë që humbën peshë mund të kenë bërë një përpjekje të vetëdijshme për të jetuar një mënyrë jetese më të shëndetshme, e cila përfshin një dietë më të shëndetshme, me shumë stërvitje dhe më pak alkool, të gjitha duke kontribuar në një rrezik më të ulët të kancerit.

Një ekip studiuesish, me Lauren Teras në krye, analizuan të dhëna nga më shumë se 180,000 gra mbi  moshën 50-vjeç që morën pjesë në 10 studime. Pesha e tyre u vlerësua në mënyrë periodike gjatë një periudhe 10-vjeçare në kohën e regjistrimit, afërsisht pesë vjet më vonë, dhe përsëri afërsisht katër vjet më vonë.

Gratë me humbje të vazhdueshme në peshë kishin një rrezik më të ulët të zhvillimit të kancerit të gjirit sesa ato, pesha e të cilëve mbetej e njëjtë. Sa më shumë kilogramë që ka humbur një grua, aq më i ulët është rreziku i kancerit të gjirit, transmeton KosovaPress.

Në krahasim me gratë, pesha e të cilave mbeti e njëjtë, ato që humbën midis katër deri në 10 kile kishin një rrezik prej 13 për qind më të ulët të kancerit. Ato që humbën 10-20 kile kishin një rrezik 16 për qind më të ulët dhe ato që humbën 20 kg ose më shumë kishin një rrezik 26 për qind më të ulët.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se gratë që humbën 20 kg ose më shumë dhe ndërkohë u kthyen disa kile, por jo të gjitha, përsëri kishin një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit sesa ato, pesha e të cilave mbeti e njëjtë, sipas një studimi të botuar në revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit .

Ulja e rrezikut të kancerit të gjirit të shoqëruar me humbje peshe afatgjatë është vërejtur vetëm te gratë që nuk kanë përdorur terapi hormonale.

Share.