Frizura e Sean Penn është bërë edhe një herë virale pas paraqitjes në ‘Golden Globes’ të së dielës.
Aktori 60 vjeçar u shfaq gjatë ceremonisë së dhënies prestigjioze për të diskutuar punën që po bëhet për të luftuar pandeminë nga CORE – organizata humanitare e themeluar nga Penn.
Fansat e ndjekësit nuk mund të mos komentonin për modelin e flokëve të aktorit në Twitter.
Sean Penn në ‘Golden Globes 2021’ (Foto: Getty Images)
“Unë jam një fans i Sean Penn por jo edhe adhurues i modelit të flokëve”, tha një person.
Ndërkohë një tjetër tha, “Sean Penn mund të kujdeset më pak për mendimin e dikujt mbi flokët e tij. Kjo është ajo që e bën atë kaq unik”.
Në fund të vitit të kaluar, fansat gjithashtu reaguan për një paraqitje të Penn në një dalje televizive në ‘Morning Joe’, për stilin e çuditshëm të tij. /TV Malisheva